PE-ja rekomandon të punësuarit të komunikojnë përmes Tim, Xhaber ose Signalit
- Parlamenti Evropian ka dërguar njoftim deri te stafi i tij duke i këshilluar ata që për komunikim të përdoren mjetet Tim të "Majkrosoft" ose Xhaber të "Sisko", ndërsa përderisa përdorimi i tyre nuk është i mundur, atëherë rekomandohet përdorimi i Signalit.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:38, 14 shkurt, 2025

Bruksel, 14 shkurt 2025 (MIA) - Parlamenti Evropian ka dërguar njoftim deri te stafi i tij duke i këshilluar ata që për komunikim të përdoren mjetet Tim të "Majkrosoft" ose Xhaber të "Sisko", ndërsa përderisa përdorimi i tyre nuk është i mundur, atëherë rekomandohet përdorimi i Signalit.
Një rekomandim i tillë, siç thuhet në letrën drejtuar punonjësve me email, jepet për shkak të shqetësimeve të shtuara për sigurinë e komunikimeve onlajn dhe për të mundësuar mbrojtje më të mirë të të dhënave personale dhe korrespondencës.
Letra, siç raporton "Euroaktiv", pason hakerimin e infrastrukturës së telekomunikacionit në të gjithë SHBA-në i cili filloi në fund të vitit 2024 dhe është ende në vazhdim.
Përndryshe, ky nuk është rekomandimi i parë për përdorimin e mjeteve të komunikimit të bëra në kuadër të BE-së.
Në dhjetor të vitit 2023, kryeministrja e atëhershme franceze Elisabet Born të gjithë ministrat dhe anëtarët e kabinetit të saj i urdhëroi që të përdorin aplikacionet franceze Olvid ose Çap, ndërsa të ndalojnë përdorimin e të tjerave, përfshirë Uatsapin dhe Telegramin.
Para kësaj, në mars të vitit 2023, Komisioni Evropian ka ndaluar instalimin e TikTokut në pajisjet zyrtare, ndalesë që u prezantua më vonë nga Parlamenti Evropian. qa/
Foto: arkivi i MIA-s