• e shtunë, 18 janar 2025

Pedersen: Udhëheqësia e re e Sirisë duhet të përmbushë premtimet e saj për të respektuar të drejtat e të gjitha grupeve

Pedersen: Udhëheqësia e re e Sirisë duhet të përmbushë premtimet e saj për të respektuar të drejtat e të gjitha grupeve

Damask, 18 dhjetor 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i KB-së për Sirinë, Geir Pedersen sot deklaroi se me rëndësi vitale është që udhëheqësia e re siriane të përmbushë premtimet e saj për të respektuar të drejtat e të gjitha grupeve fetare dhe etnike në vend.

Duke folur për Bi-Bi-Si në Damask, Pedersen tha se sirianët po përjetojnë "shumë shpresë dhe shumë frikë... në të njëjtën kohë".

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve, brenda dhe jashtë Sirisë, të bëjnë gjithçka që munden për të krijuar stabilitet në vend.

Regjimi i presidentit sirian Bashar al Asad u rrëzua para më pak se dy javë nga koalicioni kryengritës, i udhëhequr nga Hajat Tahrir al-Sham, i njohur si HTS.

Myslimanët sunitë janë shumicë në Siri, e cila ka një traditë të fortë sekulare. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR