• e mërkurë, 27 nëntor 2024

PE me shumicë të madhe bëri thirrje për pranim të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

PE me shumicë të madhe bëri thirrje për pranim të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Strasburg, 12 korrik 2023 (MIA) - Me 526 vota "për", 57 "kundër" dhe 42 të përmbajtur, Parlamenti evropian sot në Strasburg votoi për mbështetje ndaj thirrjes së re për pranim të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kjo është hera e dytë që eurodeputetët të insistojnë që Këshilli i BE-së të arrijë unanimitet, pasi që në vitin 2011 u publikua gatishmëria e të dy vendeve.

PE konsideron se mosinkuadrimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen paraqet peshë të rëndësishme sociale dhe ekonomike për kompanitë dhe qytetarët e të dy vendeve; se të gjithë qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë janë të diskriminuar sepse përballen me shtyrje, ngarkesa të shumta burokratike dhe shpenzime shtesë kur udhëtojnë apo punojnë jashtë vendit në krahasim me qytetarët nga vendet e Shengenit; se vetoja për inkuadrim të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën e Shengenit mund të çojë drejt ndjenjave antievropiane dhe propagandda ruse në këto vende dhe drejt uljes së besimit në BE dhe institucionet e saj; se kontrolli i identitetit i rritë shpenzimet tregtare për mallra për përafërsisht 0,4 për qind deri 0,9 për qind nga vlera e tregtisë në çdo kufi të shengenit.

Komisioni evropian, gjithashtu, i bëri thirrje Këshillit të BE-së pa shtyrje të mëtutjeshme t'i miratojë të gjitha vendimet e domosdoshme për Bullgarinë dhe Rumaninë të bëhen anëtare fuqiplote të Zonës së Shengenit. Shtohet se në vit lëshohen 46.000 tonë dioksid karbon për shkak të kontrollebe në kufirin bullgar dhe rumun. Vërehet se Bullgaria dhe Rumania kanë paraqitur humbje të konsidedrueshme financiare në 11 vitet e fundit.

PE thekson se mungesa e unanimitetit në Këshillin e BE-së është e lidhur me fushatat nacionale politike, dhe jo me kushtet reale për inkaudrim.

Eurodeputetët i bënë thirrje KE-së t'i vlerësojë shkeljet e mundshme të marrëveshjes për BE dhe të kërkojnë nga Këshilli i BE-së t'i përmbushë obligimet e veta për bashkëpunim lojal.

Sipas PE-së, mospranimi i dy vendeve çon drejt shkeljes së Kartës për të drejtat themelore të BE-së në raport me të drejtën e dinjitetit njerëzor, lirisë dhe sigurisë, barazisë para ligjit, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe lirisë së lëvizjes. U bë thirrje që votimi i arhdhsëm në Këshillin e BE-së të jetë nga fundi i vitit, duke e evituar mundësinë për keqpërdorim të vetos.

KE është e ftuar t'i vlerësojë humbjet financiare, fitimet e humbura dhe dëmin ekologjik që e kanë pësuar Bullgaria dhe Rumania pas vitit 2011 dhe të propozojë opsione për kompensim financiar. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR