• e shtunë, 21 dhjetor 2024

PE e vë në pikëpyetje aftësinë e Hungarisë për të qenë kryesuese kredibile me Këshillin e BE-së

PE e vë në pikëpyetje aftësinë e Hungarisë për të qenë kryesuese kredibile me Këshillin e BE-së

Bruksel, 1 qershor 2023 (MIA) -  Parlamenti Evropian sot me 442 vota "pro", 144 "kundër" dhe 33 të përmbajtur e miratoi rezolutën në të cilën e vuri në pikëpyetje kryesinë hungareze me Këshillin e BE-së të caktuar për vitin e ardhshëm.

Eurodeputetët e potencojnë rolin e rëndësishëm të kryesimit për arritjen e progresit në legjislaturën e BE-së, për sigurimin e vazhdimësisë në agjendën evropiane dhe për bashkëpunim me institucionet e tjera të bashkësisë. Ata pyeten se si do të mundej Hungaria ta përmbushë këtë detyrë nga korriku i vitit të ardhshëm për shkak të mosrespektimit të së drejtës së BE-së dhe vlerat e marrëveshjes inkuadruese, si edhe parimin e bashkëpunimit lojal me institucionet evropiane dhe me vendet. PE ju bën thirrje vendeve të BE-së të gjejnë zgjidhje përkatëse sa më parë dhe nënvizon se mund të ndërmarrë masa përkatëse në qoftë se nuk gjendet zgjidhje e tillë.

Në rezolutë nënvizohet se gjendja me qeverisjen e së drejtës në Hungari është duke u përkeqësua tash e disa vite për shkak të aktiviteteve të qeverisë në Budapest. Shtohet se nga viti 2017 deri në vitin 2021 janë zbuluar gjithsej 1.993 parregullsi që lidhen dhe që nuk lidhen me mashtrime me fondet evropiane.

QËNDRONI TË LIDHUR