• e martë, 24 dhjetor 2024

Pavllova: Progresi me reformat strukturore e mbështet rikuperimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut

Pavllova: Progresi me reformat strukturore e mbështet rikuperimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Në vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka arritur progres të përhershëm me zbatimin e reformave strukturore, duke përfshirë edhe masat për nxitje të liberalizimit të tregut dhe transparencës fiskale. Politikat e shëndosha ekonomike dhe klima e volitshme afariste reflektohen në pozicionin e fuqishëm të vendit në edicionin e fundit të Indikatorëve për Sundim botëror, thotë nënkryetarja e Bankës Investuese Evropiane (BIE), Liljana Pavllova në një prononcim me rastin e Forumit ekonomik dhe financiar të Shkupit.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, rritja e BPV-së reale përshpejtohet në 2,1 për qind të nivelit vjetor në raport me 0.6 për qind në tremujorin paraprak, të mbështetur nga kontributi pozitiv i neto-eksportit, i cili e kompenzon më shumë rënien e Kërkesës vendore. Rritja ekonomike, potencoi Pavllova, parashikon që të mbetet pozitive në rreth dy për qind këtë vit, ndërsa në mënyrë plotësuese të përhapet në 3,4 për qind në vitin 2024, sipas projeksioneve të FMN-së..

Nënkryetarja e BEI porosit se lidhjet më të fuqishme ekonomike me BE-në mund t'i rrisin pamjet për rritje në Ballkanin Perëndimor.

Rritja në Ballkanin Perëndimor, thekson ajo, pritet të ngadalësohet më tej këtë vit nga 2,1 për qind, i ndikuar nga kushtet më të shtrënguara të financimit dhe efektet negative të shifrave të inflacionit që mbeten mbi nivelet e dëshiruara. Një rimëkëmbje graduale pritet gjatë tre viteve të ardhshme, me rritje mesatare prej 3.6 për qind (FMN prill 2023 WEO). Inflacioni pritet të ngadalësohet në 8.4 përqind mesatarisht në korrik të vitit 2023, nga 11.9 për qind në vitin 2022 dhe të bjerë më tej vitin e ardhshëm në rreth 4 për qind.

"Rreziqet kryesore negative në rajon vijnë nga hapësira më e kufizuar fiskale, materializimi i mundshëm i efekteve të vonuara të shtrëngimit të politikës monetare dhe rritja e pasigurisë gjeopolitike. Përballë rreziqeve të tilla, politikat e kujdesshme – duke përfshirë uljen graduale të niveleve të borxhit publik dhe vigjilencën e vazhdueshme ndaj goditjeve financiare – do të jenë çelësi për mbështetjen e stabilitetit makroekonomik dhe ruajtjen e besimit të investitorëve. Ndërkohë, progresi i mëtejshëm në progresin e anëtarësimit në BE do të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe do të tërheqë investime të reja nga jashtë. Investimet e huaja direkte (IHD) në Ballkanin Perëndimor kanë qenë një shtytës kryesor i rritjes dhe transferimit të teknologjisë gjatë dy dekadave të fundit, duke mbështetur integrimin në zinxhirët e vlerës globale. Shuma totale e IHD-ve në fund të vitit 2022 ishte 87 miliardë euro, nga të cilat 60 për qind erdhën nga vendet e BE-së", thotë Pavlova.

Rajoni, tha ajo, duhet të vazhdojë të ndërtojë avantazhin e tij konkurrues në marrëdhëniet e forta me vendet e BE-së, si një spirancë për qëndrueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm.

"Investimet e mëtejshme në teknologjitë e gjelbra dhe digjitalizim do të zhbllokojnë shtytësit shtesë të rritjes dhe do të lehtësojnë konvergjencën ekonomike me vendet e BE-së. Duhet të bëhen përpjekje për të mbështetur zhvillimin e aftësive dhe modernizimin e sistemit arsimor. Meqenëse mungesa e qasjes në financa vazhdon të kufizojë rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, vëmendje duhet t'i kushtohet firmave të reja inovative dhe bizneseve fillestare që janë veçanërisht të kufizuara financiarisht", thekson Pavllova në rishikimin.

Ajo theksoi se duhet t'i jepet përparësi zhvillimit të qëndrueshëm dhe energjisë së gjelbër.

Përmes degës së saj EIB Global dhe zyrës përfaqësuese në Shkup, BEI ofron mbështetje të konsiderueshme për tranzicionin e gjelbër, sigurinë energjetike dhe rritjen e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu ofron ndihmë teknike për të kontribuar në përmirësimin e kapaciteteve lokale të menaxhimit të projekteve dhe përshpejtimin e zbatimit të projektit. Që nga viti 1991, BEI ka investuar rreth 1,1 miliardë euro në vend, kryesisht në mbështetje të projekteve për mjedisin jetësor, transportin, energjinë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. 

Këtë vit, përkujton Pavllova, BIE Global ka nënshkruar grant investues prej 70 milionë euro për Stacionin filtrues në Shkup - granti më i madh për projekt të BE-së deri tani të mobilizuar në vend. Në kombinim me zbatimin e programit për infrastrukturë të përgjithshme për ujë, projekti do të ndihmojë të sigurohet furnizim i përmirësuar me ujë, ujëra të zeza dhe infrastrukturë për mbrojtje nga përmbysjet në 80 komuna dhe rreth 700.000 njerëz.

Duke e shfrytëzuar partneritetin e saj afatgjatë me Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut dhe bankat tjera komerciale lokale, BIE, po ashtu, ka nënshkruar hua prej 100 milionë eurove, si plotësim me grant për ndihmë teknike prej një milion euro, për përkrahje të efikasitetit energjetik dhe dekarbonizimit të bizneseve vendore përmes qasjes së rritur deri te financat e gjelbra.

Pavllova në analizën thotë se në pajtim me misionin e saj që të jetë bankë klimatike e BE-së, BIE është e përkushtuar në sigurimin e tranzicionit të drejtë energjetik përmes iniciativave të ndryshme, që përfshin sigurimin e përkrahjes për integrim të suksesshëm të burimeve ripërtërtëse të energjisë në rrjetin elektrik të vendit.

Sipas saj, investimet mirë të orietuara ndërsektoriale janë bazë për rritje që qëndrueshme.

"Derisa ekonomitë nga Ballkani Perëndimor në mënyrë graduale janë rikuperuar nga goditjet e dyfishta të pandemisë dhe pasojat nga lufta ruse kundër Ukrainës, ngjarjet ekstreme kohore dhe katastrofat natyrore gjatë verës, kanë shkaktuar dëme të reja. Efektet e tyre shkatërruese vijnë në kohë të buxheteve tashmë të ngarkuara kombëtare dhe treguesve të dobëta të rritjes. Përkundër kësaj prapavije, BIE sheh investime mirë të orientuara dhe ndërsektoriale si kyçe për ballafaqim me këto sfida të ndërlikuara. Në të ardhmen, rritja e qëndrueshme do të mbështetet në afëtsinë tona që të kombinojmë politika efektive, shkathtësi përpatimtare, financim shtesë dhe partneritet global për përkrahje të tranzicionit të gjelbër dhe digjital, inovacione dhe rezistencë klimatike. Ne tani më e ecim rrugën në plotësimin e këtyre ambicjeve në BE dhe më gjerë", thotë Pavllova. 

QËNDRONI TË LIDHUR