• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pavel: Republika Çeke mund t'i sigurojë Ukrainës disa avionë luftarakë

Pavel: Republika Çeke mund t'i sigurojë Ukrainës disa avionë luftarakë

Pragë, 10 maj 2023 (MIA) – Republika Çeke mund t’i sigurojë Ukrainës disa avionë luftarakë El-159 në mbështetje të kundërofensivës së planifikuar ukrainase, tha sot presidenti çek Petër Pavel.

Praga ka qenë ndër aleatët më të vendosur të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus shkurtin e kaluar, duke ofruar pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarë, nga municionet deri te tanket.

Avioni luftarak El-159 i prodhimit çek është një avion luftarak i lehtë supersonik i projektuar për mbështetjen ajrore të trupave tokësore, zbulimin dhe pjesërisht edhe për misione luftarake ajrore.

"Ia vlen të merret parasysh nëse ne mund t'i sigurojmë Ukrainës avionët tanë luftarakë El-159", tha Pavel në një intervistë për radion shtetërore.

"Si avionë mbështetës të drejtpërdrejtë luftarakë mund të ndihmojnë gjithashtu Ukrainën në një masë të konsiderueshme për të kryer kundërsulmimin e saj", tha presidenti çek.

Megjithatë, çdo vendim për furnizimin e Kievit me armë duhet të miratohet paraprakisht nga qeveria çeke. ls/

Foto: arkiv i MIA-s

Фото: МИА Архива

QËNDRONI TË LIDHUR