Pavel: Agresioni rus është një kërcënim për rendin ndërkombëtar
- Presidenti çek Petër Pavel në fjalimin e sotëm para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së deklaroi se “mbyllja e syve” para Ukrainës është “një dritë e gjelbërt për agresorët e ardhshëm kudo në botë”.
Pragë, 24 shtator 2025 (MIA) – Presidenti çek Petër Pavel në fjalimin e sotëm para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së deklaroi se “mbyllja e syve” para Ukrainës është “një dritë e gjelbërt për agresorët e ardhshëm kudo në botë”.
"Rusia vazhdon të shënjestrojë civilët, infrastrukturën civile, misionet diplomatike të huaja dhe së fundmi madje sulmoi vendin tonë fqinj, Poloninë", theksoi Pavel.
Ai paralajmëroi se “agresioni rus” kërcënon rendin ndërkombëtar të bazuar në respekt, partneritet të barabartë dhe rregulla që të gjithë duhet t’i respektojnë.
Sipas tij, Rusia, me mbështetjen e Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe vendeve të tjera, jo vetëm që vazhdon të zgjerojë sferën e saj të ndikimit, por edhe anashkalon sanksionet.
Paveli i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos lejojë që agresioni të mbetet i pandëshkuar. ls/
Foto: EPA