Pauell: Politika doganore e Trampit sjellë rreziqe për inflacionin dhe punësimet, ekonopmia po ngadalëson
- Kreu i Rezervave federale të SHBA-së, Xherom Pauell deklaroi se Fed-i do të presë të dhëna shtesë për vlerësim se në cilin drejtokm po lëvizë ekonomia para ndryshimeve të mundshme të normave të interesit.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:03, 17 prill, 2025

Uashington, 17 prill 2025 (MIA) - Kreu i Rezervave federale të SHBA-së, Xherom Pauell deklaroi se Fed-i do të presë të dhëna shtesë për vlerësim se në cilin drejtokm po lëvizë ekonomia para ndryshimeve të mundshme të normave të interesit.
Në fjalimin e ndjekur nga ekonomistët dhe analistët, ai paralajmëroi se politika tarifore e presidentit Donald Tramp mund të çojë drejt lëshimeve nga qëllimet e bankës qendrore të SHBA-së lidhur me inflacionin dhe punësimet.
Këto ishin komentet e para të Pauellit pasi që Trampi javën e kalaur shtyu disa nga doganat më të rrepta. Ai e përshkroi destabilitetin e kohëmëparshëm të tregjeve si reagim të pritur të dnryshimeve tregtare. dhe jo si shenjë e krizës ekonomike e cila kërkon intervenim urgjent nga ana e Fed-it.
"Ekonomia mund të përballet me sfida nëse tarifat i rrisin presionet e çmimeve, ndërsa rritja dhe tregu i punës mund të ngadalësohen. Kjo mund të çojë drejt lëshimeve të mëtutjeshme nga inflacioni i targetuar prej 2 për qind dhe punësimet maksimale - dy prioritetet themelore të Fed-it", theksoi Pauell.
Ai shtoi se "efektet nga doganat janë më të fuqishme se sa që udhëzuan madje edhe skenarët më psimistë të Fed-it, ndërsa rritja e ekonomisë duket se po ngadalëson". "Konsumi është modest, rritja e importit me qëllim të evitimit të doganave të paralajmëruara mund të ndikojë ndaj BPV-së, ndërsa disponimi ekonomik po përkeqësohet", tha Pauell.
Edhe krahas kësaj, Pauell shtoi se ekonomia ende është[ në gjendje të mirë, por me paqartësi të madhe.
Ndaj këtyre komenteve mbrëmë reaguan bursat në Uollstrit, me rënie të aksioneve të indekseve kryesore amerikane teknologjike dhe industriale, Tregtimet sot filluan dhe vazhduan në saldo të kuqe. ab/
Foto: МIА arkivi