• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg: Pasoja të rënda dhe të thella për Kinën nëse ajo bën një “gabim historik” dhe furnizon me armë Rusinë

Stoltenberg: Pasoja të rënda dhe të thella për Kinën nëse ajo bën një “gabim historik” dhe furnizon me armë Rusinë

Bruksel, 5 prill 2023 (MIA) - Çdo dërgim i armëve kineze në Rusi do të jetë një gabim historik me pasoja të rënda dhe të thella, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit dyditor të ministrave të jashtëm të vendeve të aleancës në Bruksel.

"Deri më tani ne nuk mund të vërtetojmë dërgesat në Rusi nga Kina, dhe ne po vëzhgojmë me shumë kujdes”, vuri në dukje Stoltenberg, duke vënë në dukje se Pekini ende nuk e ka dënuar luftën në Ukrainë dhe mbështet ekonominë ruse.

Stoltenberg paralajmëroi gjithashtu Bjellorusinë që të mos ndërhyjë drejtpërdrejt në luftë. Ai theksoi se sulmet e para në Ukrainë, në fillim të vitit të kaluar, janë kryer pikërisht nga territori i Bjellorusisë.

"Qëndrimi i NATO-s është se Ukraina do t'i bashkohet Aleancës, por ka të paktën dy kushte - që  të mbetet një vend sovran, demokratik dhe i pavarur dhe pasi të përfundojë lufta dhe të fitojë Ukraina,  forcat e armatosura të Ukrainës të kenë ndërveprim me forcat e aleancës", shpjegoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“Mbështetja për Ukrainën është në interes të sigurisë sonë, e ardhmja e vendit është në familjen euroatlantike, është e nevojshme të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, përfundoi Stoltenberg. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR