Paskal Donahju dha dorëheqje nga funksioni kryetar i Eurogrupit (PLT)
- Paskal Donahju sot dha dorëheqje nga funksionet kryetar i Eurogrupit dhe ministër irlandez i Financave, me qëllim që ta ndërmarrë postin e drejtorit menaxhues në Bankën Botërore.
- Post By Besnik Shuki
- 15:00, 18 nëntor, 2025
Bruksel, 18 nëntor 2025 (MIA) - Paskal Donahju sot dha dorëheqje nga funksionet kryetar i Eurogrupit dhe ministër irlandez i Financave, me qëllim që ta ndërmarrë postin e drejtorit menaxhues në Bankën Botërore.
Në dorëheqjen, Donahju potencoi se mundësia për të shërbyer si kryetar i Eurogrupit për të ka qenë një nga nderimet më të mëdha dhe privilegj, punë në të cilën ka qenë tërësisht i përkushtuar, e tani në kohë të ndryshimeve të mëdha në botë, dëshiron ta bëjë të njëjtën edhe me punën në Bankën Botërore, e cila, siç thuhet, ëshët institucion vital në nivel global.
"Duke punuar me kolegët në Eurogrup, jemi përballur me shumë sfida, duke përfshirë pandeminë Kovid, efektet e inflacionit në rritje për shkak të luftës së pajustifikuar ndaj popullit të Ukrainës dhe pasojat për Evropën nga një bote që ndryshon me shpejtësi", tha Donahju, i cili ka shërbyer si kryetar i Eurogrupit nga korriku i vitit 2020.
Ai theksoi se gjatë udhëheqjes së tij me Eurogrupin në bashkëpunim me kolegët e tij, e kanë forcuar euron, e cila, siç thotë ai, është më shumë sesa thjesht një projekt ekonomik dhe është një demonstrim i vlerave të përbashkëta evropiane.
"Unë besoj se e kemi avancuar euron, duke përfshirë koordinimin e politikave buxhetore, zgjerimin me përfshirjen e Kroacisë dhe Bullgarisë dhe punën tonë në Unionin e tregut të kapitalit, Euron digjitale dhe Unionin bankar. Rëndësia dhe përfitimet e bashkëpunimit tonë ndërkombëtar ishin temë kryesore në paraqitjen time publike", thotë Donahju.
Sipas procedurave të Eurogrupit, procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri do të fillojë tani, ndërsa deri atëherë, ushtrues detyre kryetar do të jetë ministri qipriot i Financave, Makis Keravnos. bsh/
Foto: MIA arkiv