• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pashinjan përsëri akuzoi Azerbajxhanin për spastrim etnik në Nagorno -Karabah

Pashinjan përsëri akuzoi Azerbajxhanin për spastrim etnik në Nagorno -Karabah

Jerevan, 28 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinjan sot përsëri ka akuzuar Azerbajxhanin për spastrim etnik në Nagorno-Karabah. Ai tha se të gjithë armenët do ta lëshojnë rajonin "gjatë ditëve në vijim".

"Eksodi i armenëve nga Nagorno-Karabah vazhdon. Analiza jonë tregon se në ditët në vazhdim nuk do të ketë më armenë në Nagorno-Karabah", tha Pashinjan.

Ai përsëriti se bëhet fjalë për spastrim etnik për çka është paralajmëruar edhe bashkësia ndërkombëtare.

Më shumë se 65.000 persona janë larguar deri më tani nga Nagorno-Karabah në Armeni që paraqet më shumë se gjysmën e popullsisë së enklavës që Azerbajxhani e mori javën e kaluar.

Baku të dielën, katër ditë pas kapitullimit të separatistëve dhe armëpushimit, lejoi hapjen e Korridorit Laçin si e vetmja rrugë që lidh enklavën me Armeninë, 

Civilët filluan të largohen nga Nagorno-Karabah menjëherë pas arritjes së forcave të Azerbajxhanit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR