• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pashinjan: Armenia nuk mori pjesë në përgatitjen e tekstit të marrëveshjes për armëpushim

Pashinjan: Armenia nuk mori pjesë në përgatitjen e tekstit të marrëveshjes për armëpushim

 Jerevan, 20 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri armen Nikoll Pashinjan sot deklaroi se Armenia nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e tekstit të marrëveshjes për armëpushim në Nagorno-Karabah.

Pashinjani shpjegoi se zyra e tij vetëm e ka vlerësuar vendimin që autoritetet e Nagorno-Karabahut kanë rënë dakord për një armëpushim, raportuan mediat ruse. 

"Armenia nuk ka ushtarë në Karabah që nga gushti i vitit 2021", shtoi ai. 

Marrëveshje për armëpush midis forcave të armatosura të Azerbajxhanit dhe ushtarëve të Armenisë në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabahut, i banuar kryesisht nga armenë, u arrit sot me ndërmjetësim të kontingjentit paqeruajtës rus, kumtuan autoritetet lokale të Armenisë dhe Azerbajxhanit. 

 Marrëveshja duhet të hyjë në fuqi sot në orën 13 sipas kohës lokale ose në orën 11 sipas kohës së Evropës së Mesme, raportojnë mediat britanike.

Bisedimet midis autoriteteve lokale të Azerbajxhanit dhe të Armenisë në rajonin e shkëputur për "riintegrimin" e tij në Azerbajxhan duhet të mbahen nesër në qytetin e Azerbajxhanit Jevlah. 

 Marrëveshja parashikon tërheqjen e njësive dhe pajisjeve ushtarake armene nga Nagorno-Karabahu, si dhe çarmatimin e forcave lokale të mbrojtjes, tha Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

 Azerbajxhani dje filloi një operacion ushtarak në Nagorno-Karabah dhe përdori zjarr të rëndë artilerie kundër pozicionevetë atjeshme  armene.

Autoritetet lokale bënë të ditur se në sulmet janë vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR