• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pashinan: Armenia pagoi por nuk i mori armët nga Rusia

Pashinan: Armenia pagoi por nuk i mori armët nga Rusia

Erevan, 24 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian deklaroi se Rusia nuk ia ka dorëzuar armët, për të cilat Erevani ka paguar dhe se negociatat janë në vazhdim, njofton TASS. 

Negociatat për të zgjidhur këtë çështje janë duke vazhduar tha kryeministri, duke shtuar se njëra ndër opsionet e mundshme është në rast të mosdorëzimit të armëve, që paratë të konsiderohen si pjesë e shlyerjes së borxhit armen ndaj Rusisë.

Pashinian nuk diskutoi për shifrat e parave apo për llojin e armëve që ka blerë Armenia.

Marrëdhëniet mes Armenisë dhe Rusisë janë ftohur pas konfliktit Armeni-Azerbajxhan për shkak të kufrit në Nagorno-Karabah, që detyroi 100.00 armenë të largoheshin nga ai rajon. Erevani akuzoi se Moska dhe paqeruejtësit rus nuk u siguran mbrojtje armenëve, ndërsa Moska pretendon se Armenia është e vetmja fajtore për humbjën e këtij territori. si/mb/

Foto: Arkiva

 

QËNDRONI TË LIDHUR