• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Paseçnik: Armata ruse plotësisht e mori kontrollin mbi territorin e RPL-së

Paseçnik: Armata ruse plotësisht e mori kontrollin mbi territorin e RPL-së

Moskë, 1 korrik 2025 (MIA) - Trupat ruse e morën kontrollin mbi të gjithë territorin e vetëshpallur të Republikës Popullore të Luhanskut (RPL), njoftoi kryetari i RPL-së, Leonid Paseçnik. 

"Para dy ditësh mbërriti një raport se territori i Republikës Popullore të Luhanskut është çliruar plotësisht - 100 për qind", tha ai, të raportuar nga mediat ruse. 

 Forcat ruse në janar e morën kontrollin mbi qytetin Novogorovka, në RPL, ndërsa të fund të shkurtit edhe mbi qytetin Novolubovka.

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrej Belousov deklaroi se forcat e armatosura ukrainase kontrollojnë më pak se një për qind të territorit në rajon. 

Presidenti rus Vladimir Putini deklaroi në mars se trupat ruse "kanë çliruar 99 për qind të territorit të RPL-së".

 Njëherit, ai shtoi se "më shumë se 70 për qind e territorit të DNR-së, Zaporozhjes dhe Hersonit janë çliruar". qa/

Foto: Uikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR