• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pasaporta e Maqedonisë është e 43-ta në listën e re të “Henli”

Pasaporta e Maqedonisë është e 43-ta në listën e re të “Henli”

Londër, 19 korrik 2023 (MIA) - Me pasaportë të RMV-së mund të hyni në 125 shtete të tjera pa paralajmërim, miratim të posaçëm ose pa vizë, gjë që e vendos në numrin 43 në listën e re të "Henli pasport indeks".

Singapori është në vendin e parë, kështu që qytetarët e këtij shteti ishull mund të hyjnë në 192 vende pa vizë - më shumë se udhëtarët nga çdo vend tjetër. Në vendin e dytë, Gjermania, Italia dhe Spanja janë të barabarta, kështu që qytetarët e tyre kanë qasje pa viza në 190 vende të tjera me pasaportat e tyre.

Kësaj radhe, pasaporta japoneze është në vendin e tretë (189 vende), e krahasuar me Francën, Austrinë, Finlandën, Suedinë, Luksemburgun dhe Korenë e Jugut.

Mbretëria e Bashkuar renditet nr. 4, me hyrje pa miratim special në 188 vende të tjera.

Sa i përket ish-Jugosllavisë - ekziston pasaporta sllovene nr. 9, me hyrje në 183 vende pa miratim paraprak. Kroacia është e 14-ta (me hyrje pa viza në 175 shtete), Serbia është e 34-ta (137 shtete). Vijon Mali i Zi në vendin e 44-të, të cilin e ndan me Venezuelën (124 shtete). Bosnja e Hercegovina është e 47-ta (me hyrje në 118 shtete pa vizë).

Shqipëria ka një regjim pa viza me 117 vende të tjera, ndërsa Kosova renditet më e ulëta në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor (vendi i 94-të, me hyrje në vetëm 42 vende pa vizë).

Greqia është në vendin e shtatë, me hyrje pa viza në 185 vende të tjera. Pasaporta bullgare është në vendin nr. 13 (176 shtete).

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ishin të parat në vitin 2014, ranë në vendin e tetë, pozicioni i tyre më i ulët ndonjëherë (me hyrje në 184 shtete të tjera).

Federata Ruse është e 49-ta (115 vende).

Pasaporta afgane është në fund të listës, pasi vendi ka qasje pa viza në vetëm 27 vende, ndërsa mbi të janë Jemeni, Pakistani, Siria dhe Iraku.

"Henli dhe partnerë" (Henley & Partners" është një kompani konsulence për migrim me qendër në Londër, Britaninë e Madhe. Nga atje, ata përpilojnë renditjen vjetore duke përdorur të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror. Indeksi rendit vendet në bazë të numrit të destinacioneve që qytetarët e tyre mund të vizitojnë pa vizë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR