• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pas vrasjes së dyfishtë është bllokuar qasja drejt Kalasë së Shkupit, i është dhënë ndihmë mjekësore personit të lënduar

Pas vrasjes së dyfishtë është bllokuar qasja drejt Kalasë së Shkupit, i është dhënë ndihmë mjekësore personit të lënduar

Shkup, 6 mars 2023 (MIA) - Një person me dy plagë nga armë zjarri është sjellë sonte në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, të cilit i është ofruar ndihmë dhe lëshuar për kurim shtëpiak.

“Sonte rreth orës 20.15 me automjet privat është sjellë një person për ekzaminim në klinikën tonë. Janë konstatuar plagë me armë zjarri në këmbën e majtë dhe plagë më e madhe në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë. Plagët janë trajtuar, janë bërë incizimet e nevojshme, janë fashuar dhe është vendosur imobilizim, me çka personi në fjalë është lëshuar për kurim shtëpiak", deklaruan për MIA-n nga Spitali i Qytetit.

Siç kanë theksuar prej atje, deri tani është sjellë vetëm një person në këtë klinikë.

Një numër i madh i ekipeve policore, madje janë stacionuar në afërsi të Çarshisë së Shkupit, ku sonte në një shkëmbim zjarri në një objekt hotelerik, siç konfirmoi policia, “humbën jetën dy persona, ndërsa një person tjetër është plagosur”.

Gazetarët e MIA-s nga terreni informojnë se njësi shtesë policore janë dislokuar në terren, ndërsa qasja drejt Kalasë së Shkupit është plotësisht e bllokuar.

Nga MPB-ja paraprakisht informuan se në SPB Shkup sonte në orën 20.11 është lajmëruar se në një objekt hotelerik në Shkup disa persona kanë shtënë në drejtim të personave J.K. dhe E I., të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe ndaj A.T., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Foto dhe video MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR