Pas vrasjes në Novo Mesto, kryeministri slloven konvokoi takim krize, dy ministra dhanë dorëheqje
- Kryeministri i Sllovenisë, Robert Gollob konvokoi takim krize pas vdekjes së dhunshme të një burri në Novo Mesto, me ç'rast ministrja e Drejtësisë Andreja Katiç dhe ministri i Punëve të Brendshme, Boshtjan Poklukar ofruan dorëheqje, ndërsa Gollob i pranoi, njoftuan mediat sllovene.
- Post By Besnik Shuki
- 14:21, 26 tetor, 2025
Lubjanë 26 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri i Sllovenisë, Robert Gollob konvokoi takim krize pas vdekjes së dhunshme të një burri në Novo Mesto, me ç'rast ministrja e Drejtësisë Andreja Katiç dhe ministri i Punëve të Brendshme, Boshtjan Poklukar ofruan dorëheqje, ndërsa Gollob i pranoi, njoftuan mediat sllovene.
Në seancën e Këshillit për siguri kombëtare është marrë vendim për rritjen e pranisë së policisë në Novo Mesto, dërgimin e forcave shtesë aty nga pjesë tjera të Sllovenisë dhe aktivizimin e njësive të posaçme speciale nëse nevojitet.
Kryeministri Gollob konvokoi takim krize këtë mëngjes në orën 10:00. Në takim morën pjesë ministrja e Drejtësisë Andreja Katiç, ministri i Punëve të Brendshme, Boshtjan Poklukar, ministri i Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta, Lluka Mesec, kryeprokurorja e Shtetit, Katarina Bergant, kryetari i Gjykatës së Lartë, Miodrag Gjorgjeviq dhe Shefi i Policisë, Damjan Petriç.
Ministrja Katiç me të arritur në takim tha se do të ofronte dorëheqjen e saj.
Në natën mes të premtes dhe të shtunës në qendër të qytetit Novo Mesto ka ndodhur sulm ndaj një qytetari, i cili ka pësuar lëndime serioze në kokë, e më vonë iu nënshtrua lëndimeve në spital. Sulmi ka ndodhur të shtunën në ora 2:30 në mëngjes, kur një burrë ka ardhur në një lokal për ta marrë djalin, pasi ai i është paraqitur se po e kërcënon një grup romësh. Sipas informatave të para, burri është rrahur nga grupi, por policia deri tani ka arrestuar vetëm një të dyshuar 20-vjeçar", njoftuan mediumet sllovene. bsh/