• e premte, 05 dhjetor 2025

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Paris, Sarkozi pasdite u lirua nga burgu

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Paris, Sarkozi pasdite u lirua nga burgu

 Paris, 10 nëntor 2025 (MIA) - Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi pasdite u lirua nga burgu pasi Gjykata e Apelit e Parisit më herët sot miratoi lirimin e tij nën mbikëqyrje gjyqësore.

 Tre javë më parë, Sarkozi filloi të vuajë një dënim me pesë vjet burg për mashtrim në lidhje me financimin e fushatës presidenciale të vitit 2007, për marrjen e paligjshme të parave nga Libia.

 Sarkozi u pa duke mbërritur në shtëpinë e tij në Parisin perëndimor menjëherë pasi makina e tij doli nga burgu La Sante. Para gjykatës u panë dy djemtë e tij, Zhan dhe Pjer Sarkozi.

 

Sarkozit i ndalohet të largohet nga territori francez dhe të ketë kontakt me të akuzuar dhe dëshmitarë të tjerë në këtë çështje, njoftoi gjykata.

Sarkozi u bë presidenti i parë francez në kohët moderne që u dënua me burg, megjithëse ai ka mohuar çdo përgjegjësi gjatë gjithë procedurave. 

 Gjatë seancës së sotme, Sarkozi, duke folur nga burgu nëpërmjet një lidhjeje video, pohoi se ai gjithmonë i kishte përmbushur "të gjitha kërkesat e drejtësisë".

"Kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të përjetoja burgun në moshën 70 vjeç. Kjo përvojë e vështirë më u imponua dhe mbijetova. Është e vështirë, shumë e vështirë", tha ai. 

Foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR