• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pas trazirave në Britani janë arrestuar më shumë se 1.000 persona

Pas trazirave në Britani janë arrestuar më shumë se 1.000 persona

Londër, 14 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet britanike kanë arrestuar më shumë se 1.000 persona pas trazirave, e cila përfshinë dhunën, zjarrvënie dhe plaçkitje, si dhe sulme me motive racore ndaj myslimanëve dhe emigrantëve, raportuan mediat britanike, duke cituar deklaratën e policisë së Britanisë së Madhe.

Trazirat që pasuan vrasjen e tre vajzave në qytetin verior anglez Sauthport nisën pas sulmit të 29 korrikut, për të cilin gabimisht u fajësua një emigrant mysliman bazuar në dezinformatat që po përhapen internet.

Dhuna ka shpërthyer në shumë qytete në të gjithë Anglinë, si dhe në Irlandën e Veriut, por përplasjet me forcat e rendit janë tani më të pakta se javën e kaluar, pasi përpjekjet e policisë për të identifikuar personat e përfshirë po rriten.

Shumë prej tyre të cilët ishin përfshirë në dhunë u burgosën shpejtë, ndërsa disa morën dënime të gjata. Sipas raportit të policisë, në të gjithë Britaninë e Madhe janë arrestuar 1.024 persona, 575 persona prej të cilëve akuzohen. 

Në mesin e të arrestuarve është edhe një burr 69 vjeçar për vandalizëm në qytetin Liverpulit, si dhe një djalë 11 vjeçar në Belfast. Sipas të akuzuarve, një vajzë 13 vjeçare u deklarua fajtore për goditjen me grushte dhe shkelma në derën e hyrjes të një shtëpie emigrantësh më 31 korrik. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR