• e diel, 22 dhjetor 2024

Pas tensioneve disavjeçare, ministri iranian i Punëve të Jashtme për vizitë në Arabinë Saudite

Pas tensioneve disavjeçare, ministri iranian i Punëve të Jashtme për vizitë në Arabinë Saudite

Dubai, 17 gusht 2023 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hosein Amirabdolahjan udhëtoi sot në Arabinë Saudite, që është vizita e parë e një diplomati të lartë nga Teherani që kur të dyja vendet në mars arritën marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kina.

Vizita vjen pasi Arabia Saudite dhe Irani po përpiqen të ulin tensionet në marrëdhëniet e tyre, pasi prej kohësh konsiderohen si rivalë për ndikim në Lindjen e Mesme.

Të dy vendet, gjithashtu, përsëri i hapën misionet diplomatike në vendet e tyre. Ministri shoqërohej nga Alireza Enajati, ambasadori i ri i Iranit në Arabinë Saudite.

Arabia Saudite i ndërpreu lidhjet me Iranin në vitin 2016, pasi protestuesit sulmuan ambasadën saudite si përgjigje e ekzekutimit nga Arabia Saudite të një kleriku të shquat shiit së bashku me 46 persona të tjerë një ditë më parë.

Në mars, Arabia Saudite dhe Irani arritën marrëveshje me ndërmjetësim të Kinës për rihapje të ambasadave. ls/ 

foto: Jutjub printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR