• e diel, 22 dhjetor 2024

Pas shpërthimit të vullkanit lava arrin te shtëpitë e qytetit Grindavik

Pas shpërthimit të vullkanit lava arrin te shtëpitë e qytetit Grindavik

Grindavik, 14 janar 2024 (MIA) - Situata pas shpërthimit të vullkanit në Islandë është dramatike, pasi në afërsi të qytetit Grindavik ka plasaritje të re, ndërsa mes ndërtesave ka filluar të derdhet lavë.

Lava po lëviz drejt lagjes dhe tashmë ka “gëlltitur” shtëpitë e para. Të paktën dy shtëpi janë nën flakë, bëjnë të ditur mediat islandeze.

Të punësuarit në ndihmën e shpejtë kanë dërguar porosi deri te njerëzit që të mos i afrohen qytetit në asnjë rast. Në Grindavik ka shumë shërbime për ndihmë emergjente dhe shpëtim.

Shtëpia e parë mori flakë menjëherë pasi llava arriti aty.

Popullata në Grindavik, një qytet me rreth 4.000 banorë më herët ishte evakuuar për shkak të aktivitetit të konsiderueshëm sizmik, ndërsa mbrojtja civile ngriti nivelin e rrezikut në zonë në gjendje të jashtëzakonshme.

Në afërsi të Grindavikut ndodhet edhe një atraksion turistik, banja gjeotermale ku u evakuua poashtu edhe hoteli.

Shpërthimi i fundit në gadishullin Rejkjanes filloi më 18 dhjetor të vitit të kaluar në sistemin vullkanik Svarcengi, pas evakuimit të plotë të Grindavikut dhe mbylljes së banjës gjeotermale, bëjnë të ditur mediat britanike.

Grindavik u kursye nga dëmtimi gjatë shpërthimit të fundit në dhjetor, pasi lava vijoi në një drejtim tjetër, duke anashkaluar qytetin.

Foto: EPA

pic.twitter.com/idqFvTy3T4

— Insider Paper (@TheInsiderPaper) January 14, 2024

QËNDRONI TË LIDHUR