• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pas SHBA-së edhe tre vende të tjera ndaluan punën në ambasadat e tyre në Kiev

Pas SHBA-së edhe tre vende të tjera ndaluan punën në ambasadat e tyre në Kiev

Kiev, 20 nëntor 2024 (MIA) - Pas SHBA-së e cila përkohësisht ndërpreu punën e ambasadës në Kiev për shkak të informacionit për një sulm të mundshëm ajror mbi kryeqytetin ukrainas sot të njëjtën gjë bënë edhe Spanja, Italia dhe Greqia.

Përmes emailit të dërguar deri te qytetarët spanjollë në Ukrainë, ambasada spanjolle në Kiev kumtoi se "për shkak të rritjes së rrezikut të sulmeve ajrore në mbarë Ukrainën, ata nuk do të ofrojnë shërbime gjatë ditës dhe kërkesat mund të dërgohen me email". Ambasada gjithashtu këshilloi qytetarët spanjollë në Kiev "të marrin masa ekstreme të sigurisë, të ndjekin të gjitha rekomandimet e autoriteteve lokale dhe të kenë strehim të disponueshëm në çdo kohë".

Ambasada italiane kumtoi se si masë paraprake do të mbyllë ambasadën në Kiev për vizitorët. Për shkaqe sigurie edhe Greqia vendosi të bëjë të njëjtën gjë. Ambasada e Greqisë në kumtesën e saj i bëri thirrje publikut të shmang udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojë në loakcione të sigurta.

Të dhënat e inteligjencës sugjeruan se një sulm i kombinuar me dron dhe raketë në kryeqytet nuk besohet të jetë i lidhur me ndryshimin e Rusisë në doktrinën bërthamore dje.

Departamenti konsullor i Stejt Departamentit më herët sot publikoi se Ambasada amerikane në Kiev do të mbyllet të mërkurën më 20 nëntor pas raporteve për një sulm të mundshëm ajror dhe u bëri thirrje punonjësve dhe qytetarëve amerikanë në Kiev që të evakuohen në një vend të sigurt në rast të një sulmi ajror. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR