• e enjte, 22 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Pas rreth dy orëve përfunduan bisedat bërthamore iraniane-amerikane në Oman

Pas rreth dy orëve përfunduan bisedat bërthamore iraniane-amerikane në Oman

Maskat, 12 prill 2025 (MIA) - Bisedat e sotme mes Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor të Teheranit përfunduan pas rreth dy orëve, njoftoi DPA, duke iu referuar mediumeve iraniane.

Negociatat në Maskat, kryeqyteti i Omanit, u zhvilluan në hapësira të ndara, me ç'rast zyrtarë të Omanit i transmetonin porositë mes dy delegacioneve. DPA njofton se një gazetar i agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim e ka përshkruar atmosferën si pozitive.

Hollësira nga epilogu i diskutimeve nuk janë publikuar, por, sipas mediave shtetërore iraniane, negociatat do të vazhdojnë javën e ardhshme.

Omani, i njohur për rolin e tij si ndërmjetësues rajonal, nuk ka komentuar publikisht takimin.

Irani u përfaqësua nga ministri i Punëve të Jashtme Abas Aragçi, veteran i negociatave bërthamore me fuqitë botërore në periudhën 2013-2015. I dërguari i posaçëm i SHBA-së Stiv Uitkof e përfaqësoi administratën e Donald Trampit.

Pas disa ditësh mendimi, Teherani përfundimisht pranoi, pjesërisht me shpresë për të fituar lehtësim nga sanksionet e rënda të vendosura nga SHBA-ja, të cilat konsiderohen si faktor kyç në vështirësitë aktuale ekonomike të Iranit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR