Pas pothuajse 50 vitesh, Belgjika vë në përdorim lloj të ri aeroplanësh luftarak
- Belgjika ka modernizuar Forcat e saj Ajrore me aeroplanë të rinj luftarakë F-35, të cilët do të kontribuojnë në forcimin e mbrojtjes ajrore të NATO-s, bëri të ditur sot Aleanca.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:56, 15 tetor, 2025
Bruksel, 15 tetor 2025 (MIA) - Belgjika ka modernizuar Forcat e saj Ajrore me aeroplanë të rinj luftarakë F-35, të cilët do të kontribuojnë në forcimin e mbrojtjes ajrore të NATO-s, bëri të ditur sot Aleanca.
Bëhet fjalë për 34 aeroplanë të rinj luftarakë "F-35 Lajting 2" nga prodhimi amerikan, të cilët tashmë janë transferuar nga SHBA në bazën ajrore belge "Floren".
"Kjo është hera e parë në pothuajse 50 vjet që vendi ka prezantuar një lloj të ri aeroplani luftarak", thuhet në kumtesë.
Sipas Aleancës, ky aeroplan luftarak i gjeneratës së pestë i përmirësuar ndjeshëm do të forcojë mbrojtjen kombëtare të Belgjikës dhe do të rrisë rolin e saj si një aleat i besueshëm i NATO-s.
"F-35 është projektuar për t'u integruar pa probleme me aeroplanë të tjerë të NATO-s, duke përmirësuar koordinimin dhe gatishmërinë për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Aleancës", shtohet në komunikatë.
Foto: Arkivi i MIA-s