• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pas pandemisë në Shqipëri, shtrimet në spitale u rritën për 8 për qind, kryesisht në kardiologji dhe psikiatri

Pas pandemisë në Shqipëri, shtrimet në spitale u rritën për 8 për qind, kryesisht në kardiologji dhe psikiatri

Tiranë, 4 maj 2023 (MIA) - Sipas të dhënave nga raporti i monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, për vitin 2022, numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spital është 277,881 pacientë.

Pas pandemisë Kovid-19, në vitin 2022 numri i të shtruarve arriti në nivelin më të lartë.

"Mjekët kanë paralajmëruar se pas pandemisë do të ketë rritje veçanërisht të operacioneve në zemër si bajpas-i dhe stentet koronare, për shkak të problemeve pas Kovid-19 që duhen trajtuar në kohë. Në vitin 2022, rritja më e madhe e pacientëve është tek pacientët që trajtohen në kardiologji-kardiokirurgji dhe në spitalet psikiatrike në Shqipëri. Pranimet në klinikën e kardiologjisë në Tiranë janë rritur për 23 për qind krahasuar me vitin 2021, ndërsa trajtimi i pacientëve në spitalet psikiatrike është rritur me 17,5 për qind", raporton Ora Njus.

 Ai kujton se mjekët psikiatër edhe më herët e lidhën trendin e rritjes së pacientëve në këto spitale me rritjen e përdorimit të lëndëve narkotike nga pacientët që largohen nga spitali pas rehabilitimit.

Për vitin 2022, testet e skriningut të kancerit të gjirit janë rritur për 43 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa radioterapia në sëmundjet tumorale është rritur për 8.5 për qind.

Onkologia Silvana Çeliku ka thënë më herët për gazetën “Monitor” se për shkak të frikës së infektimit me Kovid-19 në vitin 2020-2021, shumë gra hezituan të kontrollohen për kancerin e gjirit dhe të mitrës.

Sipas saj, pasojat do të ndihen edhe në shëndet, sepse Kovid-19 ka penguar diagnostikimin e hershëm dhe rrezikon rritjen e vdekshmërisë tek ata që vuajnë nga lloje të ndryshme tumoresh. sa/

FOTO: Ministria e Shëndetësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR