Pas Luvrit, u evakuua edhe Pallati i Versajës
- Pallati i Versajës në Paris është evakuuar për shkak të raportimit për bombë, shkruan gazeta "Figaro" duke u thirrur në burime policore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:33, 14 tetor, 2023

Paris, 14 tetor 2023 (MIA) - Pallati i Versajës në Paris është evakuuar për shkak të raportimit për bombë, shkruan gazeta "Figaro" duke u thirrur në burime policore.
Shtohet se në faqen e internetit moncommissariat.fr është marrë një informacion anonim, ndërsa pallati do të jetë i mbyllur deri në fund të ditës.
Paraprakisht për shkak të kërcënimit me bombë u mbyll edhe muzeu i famshëm i Luvrit, njoftoi TV francez BFM, duke iu referuar burimeve policore.
Foto: Arkivi i MIA-s