• e premte, 05 dhjetor 2025

Pas Kopenhagës për shkak të dronëve mbyllet edhe aeroporti në Alborg

Pas Kopenhagës për shkak të dronëve mbyllet edhe aeroporti në Alborg

Alborg, 25 shtator 2025 (MIA) - Aeroporti në Alborg, një qytet në veri të Danimarkës, mbrëmë është mbyllur për trafik, ndërsa arsyeja është hyrja e dronëve në hapësirën e saj ajrore.

Në atë mënyrë vazhduan incidentet me përmbajtje të tillë pasi të hënën për arsye të njejtë katër orë u mbyll edhe aeroporti në Kopenhagë, ndërsa ditën e njejtë trafiku në aeroportin në Oslo ishte mbyllur tre orë.

Prej atëherë, autoritetet daneze dhe norvegjeze janë në kontakt të afërt, por hetimi i tyre ende nuk ka konfirmuar lidhshmëri mes dy rasteve.

Zëdhënësi i aeroportit në Alborg refuzoi të komentojë për numrin e dronëve të regjistruar, por policia e atjeshme konfirmoi se është vërejtur një numër i madh.

"Aktivitetet e dronëve po pengojnë punën normale të aeroportit në Alborg. Prandaj hapësira ajrore është e mbyllur dhe të gjitha fluturimet, nga tani e tutje, janë anuluar", tha njeriu i parë i policisë lokale Jesper Bojgard, duke shtuar se situata nga ana e tyre vazhdon të ndiqet dhe kontrollohet. 

Policia, gjithashtu, theksoi se mbetet çështje kohe nëse dronët mbi Alborg kanë lidhje me ato para dy ditësh në Kopenhagë. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR