• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pas KB-së edhe SHBA-ja i suspendon dërgesat e ushqimit në rajonin Tigrai në Etiopi për shkak të keqpërdorimit të rezervave

Pas KB-së edhe SHBA-ja i suspendon dërgesat e ushqimit në rajonin Tigrai në Etiopi për shkak të keqpërdorimit të rezervave

Uashington, 4 maj 2023 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë komunikuar se e ndërpresin "deri në një njoftim të dytë" dërgimin e ushqimit si ndhmë humanitare në rajonin Tigrai në Etiopinë veriore për shkak të shpërdorimit të asaj ndihme.

Tigrai është shkatërruar nga thatësira katastrofike dhe konfliktet luftarake.

"Kemi marrë vendim që ta ndalojmë të gjithë ndihmën në ushqim për rajonin Tigrai deri në një njoftim të dytë", theksoi në komunikatë administratorja e USAID-it, Samanta Pauer.

Sipas saj, kjo është bërë për shkak se një pjesë e kësaj ndihme është e "riorientuar dhe e shitur në tregun lokal".

Paraprakisht, ndihma e këtillë është suspenduar nga programi botëror për ushqim i Kombeve të Bashkuara për arsye të njejta. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR