• e martë, 26 nëntor 2024

Pas grusht- shtetit në Nigeri, Mohamed Bazum ftoi SHBA-në të ndihmojë në vendosjen e rendit kushtetues

Pas grusht- shtetit në Nigeri, Mohamed Bazum ftoi SHBA-në të ndihmojë në vendosjen e rendit kushtetues

Niamej, 4 gusht 2023 (MIA) - Presidenti i Nigerisë, Mohamed Bazum u ka bërë thirrje SHBA-së dhe bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojnë në rivendosjen e rendit kushtetues në vend pas grusht- shtetit gjatë javës së kaluar.

Në një artikull në “Uashington post”, Bazum thotë se po flet “si peng”, informoi sot Bi-bi-si.

Bazum paralajmëroi se grusht- shteti, nëse është i suksesshëm do të kishte pasoja katastrofale për Nigerinë, rajonin dhe mbarë botën.

"Lufta për vlerat tona të përbashkëta, duke përfshirë pluralizmin demokratik dhe respektimin e shtetit të së drejtës, është e vetmja mënyrë për të bërë përparim të qëndrueshëm në luftën kundër varfërisë dhe terrorizmit", tha Bazum në artikull.

Bazum paralajmëroi për lidhjet e puçistëve me grupin paraushtarak privat rus "Vagner" i cili vepron në pjesë të tjera të rajonit.

“I gjithë rajoni qendror i Sahelit mund të bjerë nën ndikimin rus përmes grupit Vagnerit, terrorizmi brutal i të cilit është demonstruar plotësisht në Ukrainë”, tha Bazum.

Drejtuesit e grushtit të shtetit njoftuan dje se tërheqin ambasadorët e Nigerisë nga Franca, SHBA, Nigeria dhe Togo. Në një deklaratë të lexuar në televizionin kombëtar, ata thanë se funksionet e katër ambasadorëve janë "ndërpre".

Ambasadori i Nigerisë në SHBA, Kiari Liman-Tingiri tha vetëm disa orë më parë se junta "duhet të vetëdijesohet" dhe të kuptojë, siç tha ai, se grushti i shtetit nuk mund të ketë sukses.

Mijëra njerëz dolën dje në rrugët e kryeqytetit të Nigerisë, Niamej, në protesta paqësore në mbështetje të grushtit të shtetit duke kritikuar vendet e tjera të Afrikës Perëndimore për vendosjen e sanksioneve financiare dhe tregtare ndaj vendit të tyre.

Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken foli me Bazum në fillim të kësaj jave dhe SHBA-ja që atëherë ka kumtuar se është e përkushtuar për të rivendosur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Nigeri.

Bazum, presidenti i parë i Nigerisë i zgjedhur në mënyrë demokratike, u arrestua javën e kaluar nga anëtarët e gardës së tij. Lideri i grushtit të shtetit, gjenerali Abdurrahman Tijani u emërua në krye të shtetit.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR