Pas dëshmive të reja FFM shqiptoi edhe një pezullim të përjetshëm për incidentin në duelin Besa - Aerodrom 2018
- Komisioni disiplinor në suaza të FFM, informoi se pas sigurimit të video materialit të ri dëshmues në procedurën disiplinore kundër KF Besa Sllupçanë, ndërsa për shkak të incidentit të bërë në ndeshjen e luajtur KF Besa - KF Aerodrom 2018, ndeshje e xhiros së 8-të të Ligës së tretë, është vërtetuar se në incident ka marrë pjesë edhe futbollisti, Behar Demiri.
- Post By Melahat Baftija
- 16:22, 30 tetor, 2025
Shkup, 30 tetor 2025 (MIA) - Komisioni disiplinor në suaza të FFM, informoi se pas sigurimit të video materialit të ri dëshmues në procedurën disiplinore kundër KF Besa Sllupçanë, ndërsa për shkak të incidentit të bërë në ndeshjen e luajtur KF Besa - KF Aerodrom 2018, ndeshje e xhiros së 8-të të Ligës së tretë, është vërtetuar se në incident ka marrë pjesë edhe futbollisti, Behar Demiri.
Kundër këtij lojtari do të shqiptohet sanksion disiplinor - përjashtim nga organizata e futbollit (suspendim i përjetshëm).
Komisioneri disiplinor i Ligës së Tretë - Veri u bën thirrje të gjithë personave që kanë video ose dëshmi të tjera relevante në lidhje me incidentin, t’i paraqesin ato për qëllime të procedurës disiplinore.
Federata e Futbollit të Maqedonisë edhe një herë dënon fuqimisht çdo formë dhune në fushat sportive dhe do të vazhdojë me zbatimin pa kompromis të rregulloreve disiplinore, me qëllim mbrojtjen e integritetit të ndeshjeve dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në futboll. mb/
Foto: FFM