• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pas 11 muajsh Berisha nesër përsëri në Parlament, por në distancë nga Basha

Pas 11 muajsh Berisha nesër përsëri në Parlament, por në distancë nga Basha

Tiranë, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Vendimi i Gjykatës speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me të cilin u hoq masa “arrest shtëpiak” ndaj Sali Berishës hap rrugën për kthimin në Kuvend nga ku u largua në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kur iu mor imuniteti dhe më 30 dhjetor i është caktuar masë e sigurisë.

Vendi i tij nuk do të jetë më bosh nga nesër kur do të mbahet seancë plenare për të votuar nen për nen Propozim- buxhetin e vitit 2025, por do të jetë në distancë nga ish kreu i PD-së, Lulzim Basha me të cilin kanë raport të përkeqësuar, kështu që Basha tani vepron si një grup demokratësh euroatlantikë me vetëm shtatë deputetë, bën të ditur mediat.

Pranë liderit të PD-së, Berisha, do të jenë edhe deputetja Albana Vokshi dhe Eralda Banon, dikur pjesë e grupit të Bashës, por janë kthyer në selinë e PD-së në qershor. Pranë tij do të jetë edhe Flamur Noka të cilit lideri demokrat ia besoi postin e kreut në mungesë të tij.

Seanca e nesërme pritet të jetë e zhurmshme, pasi në miratimin pikë për pikë të projekt/buxhetit, demokratët do të kërkojnë që të përfshihen 30 amendamentet e tyre.

Kuvendi i Shqipërisë pas një debati 23 orësh rreth dhjetë ditë më parë, votoi me shumicë votash Draft-buxhetin për vitin 2025 i projektuar në 8.2 miliardë euro që është 600 milionë euro më i lartë se ky vit kalendarik dhe historikisht më i larti.

QËNDRONI TË LIDHUR