• e diel, 22 dhjetor 2024

Pas 10 vitesh zyrtarisht përfundon Misioni i KB-së në Mali

Pas 10 vitesh zyrtarisht përfundon Misioni i KB-së në Mali

Bamko, 11 dhjetor 2023 (MIA)- Misioni i KB-së në Mali sot zyrtarisht e përfundoi vendosjen e 10-vjeçare në vend, kumtoi zëdhënësja e saj Fatumata Kaba, pasiqë liderët ushtarak të Malit urdhëruan tërheqje.

Misioni, i njohur si MINUSMA, uli flamurin e Kombeve të Bashkuara në selinë e saj në kryeqytetin Bamako, njoftoi Kaba. Ceremonia simbolike shënon fundin zyrtar të misionit, tha ajo.

Mbyllja e misionit i jep fund përkushtimit të filluar në vitin 2013 në kushte të zgjerimit të dhunës që e kërcënoi stabilitetin e shtetit të varfër dhe të brishtë. Prej atëherë dhuna është përhapur në qendër të vendit dhe fqinjët e Sahelias, Burkina Fasos dhe Nigerit, duke shkaktuar mijëra raste vdekjesh të civilëve dhe luftëtarëve dhe miliona njerëz të zhvendosur.

Me më shumë se 180 anëtarë të vrarë në armiqësitë e kryera kryesisht nga grupe të armatosura të lidhura me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik, MINUSMA është misioni paqeruajtës i KB-së më i goditur në vitet e fundit. Ai përbëhej nga rreth 15.000 ushtarë dhe policë nga shumë vende.

Përveç humbjeve në njerëz dhe angazhimin e konsiderueshëm financiar, MINUSMA ka qenë objekt i kritikave të fuqishme në Mali të cilët e dënuan paaftësinë e saj për të ndalur krizën. ss/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR