Partitë parlamentare u dakorduan: Grenlanda sot me qeveri të re
- Deputetët në Grenlandë dje u dakorduan për formim të qeverisë së re, duke u bashkuar në rezistencën ndaj përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Tramp që ta anektojë ishullin.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:54, 28 mars, 2025

Nuk, 28 mars 2025 (MIA) - Deputetët në Grenlandë dje u dakorduan për formim të qeverisë së re, duke u bashkuar në rezistencën ndaj përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Tramp që ta anektojë ishullin.
Katër nga pesë partitë e zgjedhura në parlamentin e Grenlandës u dakorduan të formojnë koalicion i cili do të jetë 23 nga gjithsej 31 vende në shtëpinë ligjvënëse.
Marrëveshja duhet të nënshkruhet sot, shkruan gazeta "Sermitsijak", duke iu referuar Jens-Frederik Nilsen, lider i demokratëve, partisë më të madhe në parlament.
Marrëveshja vjen në kohën kur presidenti Tramp i përforcoi përpjekjet e tij për ta marrë kontrollin mbi Grenlandën.
Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens sot arrin në Grenlandë ku do ta vizitojl bazën amerikane jozmikePitufik.
Pas fitores befasuese të partisë së tij centriste-djathtiste në zgjehdjet e 11 marsit, Nilsen tha se dëshiron të formojë koakicion më të gjerë të mundshëm në mënyrë që të ndihmojl në rezistencln e presionit të SHBA-së. Marrëveshja përfundimtare përjashton vetëm një parti, Nalerak, e cila të hënln doli nga negociatat për koalicion.
Grenlanda ka burime të pasura të mineraleve dhe shtrihet në rrugë strategjike ajrore dhe detare në kohën kur SHBA-ja, Rusia dhe Kina po tentojnë të pozicionohet në Arktik. ab/
Fotо:ЕPА