• e premte, 22 nëntor 2024

Partitë e Kosovës mund të shpenzojnë më së shumti deri dy milionë euro në fushatën për zgjedhjet e ardhshme

Partitë e Kosovës mund të shpenzojnë më së shumti deri dy milionë euro në fushatën për zgjedhjet e ardhshme

Prishtinë, 26 gusht 2024 (MIA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) ka vendosur që çdo subjekt politik, i cili do të certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, të ketë të drejtë të shpenzojë deri në dy milionë euro për fushatën zgjedhore, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas vendimit të KQZ-së, shuma e saktë e lejuar për shpenzimet maksimale është dy milionë e 47 mijë e 149 euro dhe është e përshtatshme me numrin e zgjedhësve të regjistruar në listat paraprake të zgjedhësve. Llogaritja është bërë në bazë të rregullores zgjedhore për fushatën zgjedhore.

KQZ mori vendim edhe për formimin e një komisioni që do të shqyrtojë ankesat e votuesve jashtë Kosovës.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë duhet të mbahen më 9 shkurt, ndërsa fushata zgjedhore zyrtare fillon më 11 janar të vitit të ardhshëm. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR