• e premte, 28 qershor 2024

Partia Popullore spanjolle i ka filluar negociatat për mbështetjen e qeveris konservatore

Partia Popullore spanjolle i ka filluar negociatat për mbështetjen e qeveris konservatore

Madrid, 24 korrik 2023 (MIA) - Partia Popullore (PP) konservatore e Spanjës ka filluar bisedimet me partitë e tjera në parlament për të kërkuar mbështetjen e tyre për qeverinë që ajo do ta udhëheqë, pas fitores së djeshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, bëri të ditur sot lideri i partisë, Alberto Nunjes Fejho, transmetojnë mediat britanike.

Partia Popullore fitoi 136 vende në Dhomën e Ulët prej 350 anëtarësh të Parlamentit spanjoll, shumë më pak se 176 të nevojshmet për të pasur një shumicë të plotë, kështu që partia do të jetë në gjendje të llogarisë vetëm në formimin e një qeverie me mbështetjen e forcave të tjera politike.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR