• e shtunë, 23 nëntor 2024

Partia popullore evropiane kërkon që Beleri të japë betimin, Rama: Bëhet fjalë për rezultat të gjykatave, dhe jo për zgjedhje

Partia popullore evropiane kërkon që Beleri të japë betimin, Rama: Bëhet fjalë për rezultat të gjykatave, dhe jo për zgjedhje

Tiranë, 5 shtator 2023 (MIA) - Asamblea politike e Partisë popullore evropiane në Parlamentin evropian, e cila këto ditë po mbahet në Bruksel, e miratoi Zerolutën që e prezantoi Demokracia e Re greje ku nga autorittet shqiptare kërkohet të lejohet të japë betimin kryetari i ri i zgjedhur i komunës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim.

Në votimin e Rezolutës së Partisë popullore evropiane, reagoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

"Interesante! “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”… Një thirrje pa specifikuar se për cilat autoritete dhe, me siguri, pa qenë të informuar se në këtë rast problemi nuk është rezultati i zgjedhjeve, por i gjykatave, të cilat e kanë refuzuar një kërkesë të tillë" shkroi Rama në Tuiter.

Shtoi se do të ishte me të vërtetë shokuese nëse Partia e madhe popullore evropiane sjellë rezolutë me titull "Sundimi i së drejtës" për të kërkuar epilog tjetër nga "ai që e ka vendosur prokurori special kundër korrupsionit dhe kirimit të organizuar dhe gjykata specilae me të njejtin emër".

"Këto institucione u themeluan me mbështetje të plotë nga BE&SHBA dhe ndihmohen ngushtësisht nga SHBA&BE në punën e tyre deri këtu mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse është e nevojshme, jemi më shumë se të gatshëm të sigurojmë udhëheqjen e lartë të EPP-së me informacion mbi këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë. S’ka dyshim, se të gjitha autoritetet shqiptare e presin me shumë besim mbështetjen e vazhdueshme të EPP-së, si një zë i fortë i Europës sonë gjatë kësaj faze ndryshimi historik për vendin tonë, ku më në fund, zyrtarët e lartë po hetohen me thellësi përtej anësive politike, çka shënon fundin e një epoke të gjatë të pandëshkueshmërisë", shkruan Edi Rama.

Kryeministri tha se nëse nevojitet, Shqipëria është më se e gatshme t'i japë kryesisë së EPP-së informata për këtë çështje në cilin do format dhe në çdo kohë.

Thekson se në vendin e tij, përfundimisht, rastet e profilit të lartë hetohen hollësisht që e sinjalizon fundin e epokës së gjatë të pandëshkueshmërisë dhe mungesës së privilegjeve sipas përkatësisë politike.

Fredi Beleri i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 14 maj nën dyshimin për korrupsion zgjedhor, u rizgjodh kryetar komune i Himarës së populluar me pjesëtarë të pakicës greke.

Ai ende ndodhet në paraburgim, ndërsa kërkesat për t'u liruar nga arresti, për të dhënë betimin si kryetar komune, janë refuzuar nga të gjitha instancat gjyqësore.

Rastin "Beleri" me vëmendje të madhe e ndjekin autoritetet greke të cilat konsiderojnë se është i motivuar politikisht dhe i kahëzuar drejt pakicës greke dhe parashtruan Rezolutë në EPP. ab/

Foto: Rama FB 

QËNDRONI TË LIDHUR