• e hënë, 23 dhjetor 2024

Partia e Serbëve të Kosovës ka bërë thirrje në bojkot të regjistrimit: Vjen në një moment të papranueshëm për serbët

Partia e Serbëve të Kosovës ka bërë thirrje në bojkot të regjistrimit: Vjen në një moment të papranueshëm për serbët

Prishtinë, 5 prill 2024 (MIA) - Partia e Serbëve të Kosovës (PSK),  me në krye Aleksandar Jabllanoviq u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë që fillon sot, duke konsideruar se regjistrimi në këtë moment është i “papranueshëm” dhe se bëhet fjalë për “moment politik dhe nga aspekti i sigurisë më sfidues dhe i padëshirueshëm për serbët në Kosovë”.

Kjo parti shkruan në Fejsbuk se “kjo është dëshirë e Albin Kurtit për të parë se sa serbë ka arritur të dëbojë nga Kosova”.

“Ju bëjmë thirrje serbëve tanë që ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, mos u jepni asnjë të dhënë ekipeve të regjistrimit. shmangni dhe injoroni të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin e popullsisë. Ky nuk është një regjistrim i popullsisë, kjo është dëshira e Albin Kurtit për të parë se sa serbë ka arritur të dëbojë qe nga viti 2021”, thuhet ndër tjera në postim.

Sot në Kosovë nis regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive, i cili do të përfundojë më 17 maj.

Një ditë para fillimit të regjistrimit të popullsisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka folur mbi rëndësinë e këtij projekti, duke thënë se regjistrimi i popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje të rëndësishme duke nisur nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te planifikimi i politikave. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR