• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parlameti turk paralajmëroi bojkot të produkteve dhe kompanive që mbështesin Izraelin

Parlameti turk paralajmëroi bojkot të produkteve dhe kompanive që mbështesin Izraelin

Ankara, 7 nëntor 2023 (MIA) - Restorantet në kompleksin e Parlamentit turk nuk do të ofrojnë produkte nga kompanitë që mbështesin Izraelin, shkruan gazeta turke "Sozxhu"

Udhëzimet për bojkot i ka dhënë kryetari i Mexhlisit, Numan Kurulmush. 

Ne njoftimin e publikuar nga presindeca e Asamblesë së madhe kombëtare të Tuqisë thuhet se  Parlamenti ka vendosur të mbështesë "ndjeshmërinë publike ndaj bojkotit të produkteve dhe mallrave të kompanive që e deklarojnë hapur mbështetjen e tyre për krimet e luftës të Izraelit, i cili vret njerëz të pafajshëm në Gaza".

Siç theksohet pas urdhrit të kryetarit të Kuvendit, Kurtulmush, produktet e këtyre kompanive nuk do të shiten në restorantet, kafenetë dhe në çajtoret në kompleksin e Kuvendit.

Në njoftimin e kryetarit të Mexhlisit nuk specifikohet saktësisht se cilat kompani do të bojkotohen. Një burim nga parlamenti ka deklaruar për Rojters se pijet Koka-kola dhe kafeja Nestle janë aktualisht të vetmet marka që janë hequr nga menyja", raporton BTA.  

Kabineti i kryetarit të Parlamentit nuk qëndroji indiferent ndaj pakënaqësisë publike dhe vendosi që produktet e këtyre kompanive të tërhiqen, nga menyja e kafeneve dhe restoranteve në Kuvend, thotë burimi.

Të dyja kompanitë u përmendën ne postimet e mediave sociale nga aktivistët turq që bënin thirje për bojkot të mallrave Izraelite dhe kompanive perëndimore që mbeshtesin Izraelin.

Qeveria e Turqisë i ka kritikuar ashpër bombardimet izraelite në Gaza dhe mbështetjen e Perëndimit për Izraelin. si/mb/

Foto: Arkiva 

QËNDRONI TË LIDHUR