• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parlamenti zviceran ka miratuar Ligj që ndalon burkën në vende publike

Parlamenti zviceran ka miratuar Ligj që ndalon burkën në vende publike

Bern, 20 shtator 2023 (MIA) – Parlamenti zviceran sot miratoi ligjin që ndalon mbulimin e fytyrës, duke përfshirë edhe burkën dhe ka shqiptuar një gjobë prej 1.000 frangash zvicerane (1.040 euro).

Ligji për "ndalimin e burkës" u miratua nga Dhoma e lartë e Parlamentit e njohur në vend si Nationalrat me 151 vota pro dhe 29 kundër, njofton Agjencia Anadollu, duke cituar servisin publik SRF.

Qeveria federale e Zvicrës shpalli referendum për këtë çështje në vitin 2021 dhe më pas 51.2 për qind e qytetarëve votuan për ndalimin e burkës, ndërsa 48.8 për qind ishin kundër.

Ligji i ri ndalon mbulimin e fytyrës në vende publike dhe private të qasshme për publikun e gjerë në mënyrë që tiparet e fytyrës të mos njihen.

Ata që do të shkelin ligjin do të përballen me gjobë deri në 1.000 franga zvicerane.

Ka disa përjashtime nga ndalesa, duke përfshirë shërbimet fetare, zakonet e vjetra tradicionale, shfaqjet teatrale dhe mbulimin për arsye shëndetësore ose klimatike.

Në vitin 2011 Franca dhe Belgjika ishin vendet e para në Evropë që ndaluan burkën në vende publike, ndjekur nga Bullgaria në vitin 2016, Austria në 2017 dhe Danimarka në 2018. si/

 

QËNDRONI TË LIDHUR