Parlamenti ukrainas nuk i miratoi ministrat e Mbrojtjes dhe të Energjetikës
- – Parlamenti ukrainas nuk arriti të emërojë ministër të ri të Mbrojtjes sepse nuk kishte mjaftueshëm mbështetës për kandidaturën e Mihailo Fedorov, transmetoi DPA.
- Post By Fitore Curri
- 18:52, 13 janar, 2026
Kiev, 13 janar 2026 (MIA) – Parlamenti ukrainas nuk arriti të emërojë ministër të ri të Mbrojtjes sepse nuk kishte mjaftueshëm mbështetës për kandidaturën e Mihailo Fedorov, transmetoi DPA.
Federov (34) paraprakisht kryesonte me Ministrinë e Digjitalizimit, e cila ishte themeluar në vitin 2019.
Fedorov do të ishte ministri i katërt i mbrojtjes nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. Kandidatura e tij ishte parashtruar nga presidenti Volodomir Zelenski dhe duhet të miratohet nga parlamenti në përputhje me kushtetutën. Përpjekje e re pritet nesër.
Emërimi i ish ministrit të Mbrojtjes, Denis Shmigal për ministër të ri të Energjetikës gjithashtu nuk pati sukses, në kontekst të ndërprerjeve masive të energjisë elektrike dhe ngrohjes. Shmigalit i mungonin 16 vota për konfirmim.
Ai paraprakisht u shkarkua nga funksioni ministër i Mbrojtjes, funksion në të cilin ishte më pak se gjashtë muaj. Para kësaj, Shmigal (50), i cili vlerësohet si i besueshëm i Zelenskit, ishte kryeministër më shumë se pesë vjet.
Parlamenti sot u pajtua që shefi i shërbimit të inteligjencës SBU, Vasil Maljuk të shkarkohet nga detyra. Ai në mënyrë efektive e udhëhoqi agjencinë nga viti 2022.
Gjatë udhëheqjes së tij, SBU kreu disa sulme ndaj bazave ushtarake ruse. Disa përfaqësues të lartë ushtarakë kundërshtuan planin e Zelenskit për ndërrimin e Maljukut.
Komisioni parlamentar i Mbrojtjes e dha miratimin e tij madje gjatë përpjekjes së dytë.
Ukraina mbrohet nga pushtimi rus me mbështetje perëndimore afro katër vjet. Akuzat për korrupsion sollën përpjekje për rikonstruim të qeverisë. fc/
Foto: DPA