• e diel, 29 dhjetor 2024

Parlamenti ukrainas miratoi rritjen e shpenzimeve për mbrojtje

Parlamenti ukrainas miratoi rritjen e shpenzimeve për mbrojtje

Kiev, 6 tetor 2023 (MIA) - Parlamenti ukrainas sot miratoi rritje prej 8,28 miliardë dollarëve (303 miliardë grivna ukrainase) të shpenzimeve për mbrojtje deri në fund të vitit, njoftuan deputetët. 

Mjetet do t'i shtohen financimit të buxhetit të këtij viti për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, me vlerë prej rreth 45,5 miliardë dollarëve amerikane (1,67 trilion grivna ukrainase), që paraqet 26.6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (BPV) të vendit.

Roksolana Pidlasa, kryetarja e komisionit parlamentar të buxhetit, njoftoi në Fejsbuk se Rada Supreme (parlamenti ukrainas) miratoi propozim-ligjin për ndryshimin e buxhetit të shtetit për vitin aktual, me të cilin do të ndahen fonde shtesë për nevojat e mbrojtjes.

Sipas Ministrisë së Financave, 6,14 miliardë dollarë (225 miliardë grivna) do të shfrytëzohen për ndihma financiare të personelit ushtarak, ndërsa 2,13 miliardë dollarë (78 miliardë grivna) për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe shpenzime të tjera të nevojshme. 

Për ndryshimet e buxhetit shtetlrorl për vitin 2023, të cilat janë të tretat këtë vit, kërkohet miratimi i presidentit, Volodimir Zelenski. qa/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR