• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Parlamenti turk në tetor do ta shqyrtojë kërkesën e Suedisë për në NATO

Parlamenti turk në tetor do ta shqyrtojë kërkesën e Suedisë për në NATO

Stamboll, 24 korrik 2023 (MIA) – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se Parlamenti i Ankarasë në tetor do ta shqyrtojë kërkesën e Suedisë për anëtarësimin në NATO.

"Kur parlamenti të vazhdojë me punë (në tetor pas pauzës verore), do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, ndërsa deputetët do ta shqyrtojnë kërkesën e Suedisë. Vendimi përfundimtar është i deputetëve", tha Erdogan në fjalimin pas seancës së Qeverisë.

Ai shtoi se Ankaraja është e gatshme t'i zgjidhë të gjitha problemet me dialog.

QËNDRONI TË LIDHUR