• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Parlamenti turk e filloi debatin për ligjin kontestues për mediumet

Parlamenti turk e filloi debatin për ligjin kontestues për mediumet
Ankara, 4 tetor 2022 (MIA) - Deputetët turq sot e filluan debatin për ligjin kontestues medial, të propozuar nga ana e Partisë së drejtësisë dhe zhvillimit të presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe aleatët e saj nacionalistë. për të, opozita dhe grupe për të drejtat mediale pohojnë se do ta intensifikojnë shkatërrimin shumëvjeçar të raportimit kritik. Qeveria në Ankara kumtoi se ligji do të jetë rreth "dezinformatave" në shtyp dhe mediumet sociale, përderisa grupe për të drejta të njeriut konsiderojnë se me atë do të zgjerohet spektri i hapave gjatë sundimit prej dy dekadave të Erdoganit me çka janë ngulfatur mediumet e tjera të pavarura. Mediumet britanike shkruajnë se propozim ligji do të miratohet në Parlament. Shqetësimi kyç mes kritikëve të ligjit është neni ku ceket se ata të cilët do të përhapin informata të rrejshme për sigurinë e Turqisë me qëllim që të krijohet frikë dhe ta çrregullojnë rendin publik, do të përballen me dënim me burg prej një deri në tre vite. Sipas individëve, çështja për lirinë e mediumeve është me rëndësi gjithnjë e më të madhe para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm. Mbështetja për Erdoganin dhe Partinë e tij të drejtësisë dhe zhvillimit ka shënuar rënie nga votimet e fundit, treguan hulumtimet. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR