• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parlamenti spanjoll të mërkurën do të debatojë, kurse të enjten do të votojë për rizgjedhjen e kryeministrit Pedro Sançez

Parlamenti spanjoll  të mërkurën do të debatojë, kurse të enjten do të votojë për rizgjedhjen e kryeministrit Pedro Sançez

Madrid, 13 nëntor 2023 (MIA)- Debati dhe votimi për rizgjedhje të kryeministrit aktual në mandatin teknik të Pedro Sançezit do mbahet kah fundi i javës, deklaroi sot kryetarja e Parlamentit spanjoll, Fransina Armengol.

Liderët partiak të mërkurën do bisedojnë për kandidaturën e Sançezit, kurse votimi do mbahet të enjten, tha Armengoli, transmetojnë mediat amerikane.

Sançe, i cili në këtë funksion është prej vitit 2018, pritet të votohet pa ndonjë problem në Parlamentin spanjoll prej 350-anëtarësh, sepse Partia e tij Socialiste, pasi fitoi 121 mandate në zgjedhje, ndërkohë arriti marrëveshje me disa parti më të vogla duke siguruar kështu mbështetjen e 179 deputetëve, tre më shumë se shumica e nevojshme.

Rezultatet mosbindesë të zgjedhjeve të mbajtura më 23 korrik i lanë të gjitha partitë pa fitore që do t'u lejonte vetë të formonin qeveri.

Partia popullore e qendrës së djathtë e udhëhequr nga Alberto Nunjez Fejo fitoi më shumë vende në zgjedhje, 137 por për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me partinë e ekstremit të djathtë Voks, pothuajse asnjë parti tjetër nuk e mbështeti ofertën e Fejos për bashkëpunim në koalicion. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR