Parlamenti spanjoll ndaloi dërgesën e armëve në Izrael për të ndaluar gjenocidin kundër palestinezëve
- Parlamenti spanjoll miratoi sot një ligj që ndalon dërgimin e armëve në Izrael, me qëllim ndalimin e gjenocidit izraelit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
Madrid, 8 tetor 2025 (MIA) - Parlamenti spanjoll miratoi sot një ligj që ndalon dërgimin e armëve në Izrael, me qëllim ndalimin e gjenocidit izraelit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
Ligji u miratua me 178 vota "pro" dhe 169 "kundër".
Ligji parashikon masa emergjente për të mbështetur palestinezët, ndalon çdo eksport të pajisjeve, produkteve ose teknologjive ushtarake në Izrael, importin e tyre në Spanjë, refuzon tranzitin e karburantit të avionëve me përdorim të mundshëm ushtarak dhe ndalon reklamimin e produkteve "që burojnë nga vendbanimet e paligjshme (hebraike) në Gazë dhe Bregun Perëndimor".
Qeveria spanjolle ka zbatuar në mënyrë praktike embargon për armë që nga tetori i vitit 2023. Qeveria izraelite tërhoqi ambasadorin e saj në vitin 2024, kur Spanja njohu Shtetin e Palestinës.
Spanja është një nga kritikët më të zëshëm në Evropë të ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s