Parlamenti slloven lejoi martesën e çifteve të të njëjtës gjini dhe adoptimin e fëmijëve prej tyre

Lubjanë, 4 tetor 2022 (MIA) – Kuvendi i Sllovenisë në seancën e sotme miratoi amendamentin me të cilin lejohen martesat e të njëjtës gjini dhe adoptimi i fëmijëve në to, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sllovenia është vendi i parë në Evropën Lindore që miraton një ligj të tillë, ndërkohë që shumica e vendeve në rajon nuk lejojnë bashkimet civile dhe martesat e të njëjtës gjini.
Në Hungarinë fqinje, të flasësh për homoseksualitetin para të miturve, që një vit më parë dënohet edhe me para. ls/