• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parlamenti portugez miratoi eutanazinë aktive

Parlamenti portugez miratoi eutanazinë aktive

Lisbonë, 13 maj 2023 (MIA) – Parlamenti i Portugalisë miratoi ligjin kontrovers për legalizimin e eutanazisë aktive, njoftoi DPA.

Në përpjekjen e pestë për kalimin e propouim-ligjit në Parlamentin e Republikës në Lisbonë, deputetët e mbështetën atë me një shumicë të qartë prej 129 votash “pro” dhe 81 “kundër”.

Katër përpjekjet e para dështuan për shkak të vetos së presidentit Marselo Rebelo de Sousa dhe kundërshtimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas kushtetutës, kreu i shtetit duhet ende të japë pëlqimin dhe të miratojë ligjin, i cili është rishikuar disa herë, brenda tetë ditëve nga pranimi i tij në pallatin presidencial.

Eutanazia aktive është një vepër penale në shumicën e vendeve të BE-së dhe mund të ketë dënime të rënda me burg. Në vitin 2021, Spanja u bë vendi i katërt që e legalizoi atë, pas Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut. ls/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR