• e martë, 24 dhjetor 2024

Parlamenti peruan e shpalli presidentin meksikan Obrador persona non grata

Parlamenti peruan e shpalli presidentin meksikan Obrador persona non grata

Limë, 26 maj 2023 (MIA) - Parlamenti peruan dje e shpalli presidentin meksikan Andres Manuel Lopez Obrador persona non grata. Shkak për këtë janë sulmet verbale të liderit meksikan ndaj presidentes peruane Dina Boluarte.

Lopez Obrador e quan Bolhuarten  "uzurpator" dhe në fillim të këtij muaji refuzoi t'ia dorëzonte presidencën me bllokun tregtar të Amerikës Latine, Aleancës së Paqësorit, pasi vuri në pikëpyetje legjitimitetin e saj si shef i shtetit. 

Dina Boluarte u bë presidente e Perusë pas rrëzimit të presidentit Pedro Kastilo, i cili u arrestua për përpjekjen për të shpërndarë parlamentin në dhjetor.

Largimi i Kastilos, i cili është përfaqësues i së majtës radikale të Perusë, u kritikua nga presidenti meksikan, i cili i dha azil bashkëshortes dhe fëmijëve të Pedro Kastilos. 

Pasi u rrëzua Kastilo, u  paraqitën tensione serioze diplomatike midis Perusë dhe Meksikës. Në shkurt, Boluarte bëri të ditur  se e revokon ambasadorin peruan nga Meksika.

Dje, shumica e deputetëve peruanë e miratuan propozimin që Andres Manuel Lopez Obrador e shpalli  persona non grata, duke akuzuar liderin meksikan se po përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme të Perusë. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR