• e premte, 05 dhjetor 2025

Parlamenti iranian shqyrton ligj për pezullim të bashkëpunimit me ANEB

Parlamenti iranian shqyrton ligj për pezullim të bashkëpunimit me ANEB

Teheran, 23 qershor 2025 (MIA) – Parlamenti iranian shqyrton ligj për pezullimin e bashkëpunimit të Teheranit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), deklaroi sot Rukolaf Motefakerzades, një nga nënkryetarët e parlamentit, njoftuan mediat shtetërore iraniane. 

Mediat britanike transmetojnë se në raportet e sotme, mediat iraniane bëjnë të ditur se është prononcuar edhe kryetari i Parlamentit, Mohamed Baker Kalibaf, i cili ka thënë se “deputetët po angazhohen të miratojnë ligj me të cilin do të pezullohej bashkëpunimi i Iranit me ANEB derisa nuk sigurohen garanci objektive për sjelljen profesionale të kësaj organizate ndërkombëtare”. 

Kryetari i Parlamentit iranian shtoi se Teherani zyrtar nuk kërkon të zhvillojë armë bërthamore. 

“Bota e pa qartë se Agjencia për Energji Bërthamore e KB-së nuk i ka përmbushur detyrimet e saj, por është bërë mjet politik”, shtoi Kalibaf. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR