• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Parlamenti i Tajlandës konfirmoi zgjedhjen e Sreta Tavisin për kryeministër

Parlamenti i Tajlandës konfirmoi zgjedhjen e Sreta Tavisin për kryeministër

Bangkok, 22 gusht 2023 (MIA) - Parlamenti i Tajlandës në seancën e sotme e konfirmoi zgjedhjen e Sreta Tavisin për kryeministër të ri të vendit, tre muaj pas zgjedhjeve në të cilat gjeneralët në pushtet pësuan humbje.

Sreta Tavisin (61), një manjat nga Lëvizja opozitare RTR (Pheu Thai), e cila është e hapur ndaj monarkisë dhe gjeneralëve, mund ta çojë mbretërinë jashtë muajve të pasigurisë.

Kryeministri i ri njoftoi një plan ekonomik ambicioz për të rindërtuar një vend të stagnuar  nga pandemia, duke i theksuar  sukseset e tij në krye të gjigantit  për patundshmëri Sansiri.

Tajlandezët në zgjedhjet e 14 majit  i shkaktuan mposhtje të fortë ushtrisë, e cila në Tajlandë ka sunduar gati për një dekadë.

Gjykata Supreme e Tajlandës i caktoi paraburgim ish liderit Taksin Shinavatra, pas kthimit të tij në vend pas 15 vitesh egzil.

Shinavatra, një miliarder 74 vjeçar, ishte në pushtet midis viteve 2001-2006 para se të rrëzohet me grusht shtet. Ai do të duhet të kalojë tetë vjet pas grilave. sa/

foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR